Kabineti i ri laburist i Keir Starmer në Britaninë e Madhe u mblodh një ditë pasi fitores dërrmuese në zgjedhjet parlamentare, fitore që i dha fund 14 viteve të qeverisë konservatore.
Midis ekipit të lartë të Starmer janë ministrja e parë femër e financave në Britani, Rachel Reeves, Angela Rayner si zëvendëskryeministre dhe David Lammy për Punët e Jashtme. Starmer iu ka premtuar votuesve se do të sjellë ndryshime dhe do të sigurojë stabilitet politik pas një qeverisjeje konservatore që ka parë pesë kryeministra dhe një qarkullim edhe më të madh të ministrave të tjerë kryesorë, përfshirë 10 sekretarët e arsimit.
Pasi te gjithë hynë përmes derës së famshme që mban numrin 10 në Downing Street, në tryezën e madhe te mbledhjes ndihet edhe atmosfera entuziaste e nje fillimi te ri për Laburistet dhe Britaninë e Madhe.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co