Këlliçi: Bashkia Tiranë dhunë mbi shtresën më të varfër, përfitime në kurriz të qytetarëve

kellici bashkia tirane dhune mbi shtresen me te varfer perfitime ne kurriz te qytetareve

Koordinatori Politik i PD-së për Tiranën Belind Këlliçi, me anë të një deklarate shprehet se Bashkia e Tiranës po ushtron terror mbi shtresat më të varfra të shoqërisë.

Këlliçi thekson se Kreu i Policisë Bashkiake ka ngritur biznes të përbashkët me drejtuesin e lartë të Policisë, Ferdinand Mara.

DEKLARATA E KORDINATORIT POLITIK PËR TIRANËN, BELIND KËLLIÇI:

Të nderuar qytetarë,

Prej 1 viti tashmë po bëjmë publike lidhjet nepotike dhe korruptive të Bashkisë Tiranë.

Prej 1 viti vijojmë depozitojmë kallëzime penale për aferat korruptive të pronarit faktik të inceneratorit të Tiranës, Erion Veliaj.

Organizata Kriminale e Bashkisë Tiranë, siç u faktua dhe me kallëzimin tonë për kompaninë 5D KONSTRUKSION, ka vjedhur dhjetëra miliona euro deri më sot.

[embedded content]

Por kjo strukturë, përveç vjedhjes se parave publike, nuk ka kursyer as dhunën mbi shtresën më të varfër të Tiranës, shitësit ambulantë.

Pasi u vendos në krye të Bashkisë Tiranë, drejtuesi i Organizatës Kriminale 5D Erion Veliaj, emëroi në krye të Policisë Bashkiake policin e Anti-Drogës, E.K.

Drejtues që sot po hetohet nga SPAK për favorizimin e biznesit shumë fitimprurës të dherave, për llogari të shefit të tij në inceneratorin e Tiranës.

Aksioni i parë që ndërmori ky drejtor ishte terrori mbi gjyshet, gjyshërit dhe nënat të cilët rrinin me orë të tëra në shi e diell për të shitur zarzavate që të siguronin mbijetesën.

Ndjekim pamjet në ekran!

Këto pamje flasin më shumë se çdo fjalë.

Kellici2
Kellici2

Dhuna dhe terrori mbi shtresën më të varfër të Tiranës u justifikua me nevojën për të patur tregje me cilësi e siguri ushqimore, por pas investigimit tonë rezulton se ai terror kishte vetëm një qëllim.

Përfitimin financiar të Ermal Kapllanaj dhe mikut të tij të ngushtë Ferdinand Mara, një tjetër drejtues i lartë në Policinë e Shtetit.

Si fillim Ermal Kapllanaj u kujdes të punësonte vëllain e Ferdinand Marës si pjesë e bandës së dhunuesve në Policinë Bashkiake.

Në vitin 2016 regjistruan si biznesmen babain e Ferdinandit, Bajram Marën, i cili u jepte me qira hapësirat atyre që donin të shisnin fruta perime në tregjet tashmë të miratuara nga Bashkia Tiranë brenda lagjeve.

Në vitin 2019 bashkëshortja e Ferdinandit dhe pse me profesion mësuese shkolle në Tiranë, vendos të bëhet biznesmene me të njëjtin objekt veprimtarie si vjehrri i saj: Tregëti fruta perime.

Biznes i cili sipas të dhënave publike të Qendrës Kombëtare të Biznesit ka qarkulluar jo pak, por mbi 600.000 euro në vit.

Sigurisht që Ermali nuk mund të mjaftohej me kaq.

Në vitin 2020 themelohet kompania FRESHMART me objekt: tregti në tregjet e fruta perimeve.

Ortak në këtë biznes është “rastësisht” babai i Ferdinand Marës dhe vjehrri i Ermal Kapllanaj.

Siç pamë në dosjen 5D që vjehrri bukëpjekës bëhet milioner, në këtë aferë skandaloze shohim sesi vjehrri i Ermal Kapllanaj, nga profesioni i nderuar i axhustatorit me pagë 300 euro në një subjekt privat, gjen kohën dhe kapacitetet të bëhet biznesmen.

Kjo kompani sipas të dhënave të QKB ushtron biznesin në disa adresa dhe më e fundit është një magazinë e ngritur me lejen e ndërtimit që Erion Veliaj ka firmosur për Drejtorin e tij Ermal Kapllanaj në vitin 2019.

Sigurisht ne këto të dhëna do i’a përcjellim zyrtarisht SPAK, të cilët mbetet të shohim nëse do të vazhdojnë të jenë mburojë për kreun e Organizatës Kriminale 5D Erion Veliajn, apo do të kryejnë detyrën e tyre në zbatim të ligjit, siç presin dhe qytetarët shqiptarë.

Të nderuar qytetarë,

Opozita dhe Partia Demokratike është e vendosur që misionin e saj ta çojë deri në fund.

Unë jam i vendosur të mbaj premtimin e dhënë ndaj qytetarëve të Tiranës për të bërë transparencë për abuzimet e panumërta që kjo Organizatë Kriminale, ka bërë në gati 1 dekadë që ka drejtuar Bashkinë më të madhe në vend.

Ftoj sërish të gjithë qytetarët e Tiranës, të bashkohen në protestën e ditës së nesërme, e premte, ora 11:00 përpara Bashkisë Tiranë dhe të kërkojnë largimin e Erion Veliajt dhe Organizatës së tij të hajdutëve 5D nga zyrat e bashkisë.

O sot, o kurrë!

Kellici3
Kellici3
Kellici4
Kellici4
Kellici5
Kellici5
Kellici6
Kellici6
Kellici7
Kellici7

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →