“Ne nuk ndalemi, kjo betejë do të vijojë deri në fund. Erion Veliaj që vjedh çdo ditë qytetarët e Tiranës, do të shkojë përpara ligjit me çdo kusht”, shprehet Belind Këlliçi, drejtues politik i PD-së për Tiranën, në një postim në rrjetet sociale, pas protestës së zhvilluar para Bashkisë.
Këlliçi gjithashtu ka shpërndarë në rrjet pjesë nga fjala e tij në protestë, nga ku i bëri thirrje Policisë së Shtetit që të arrestojë Erion Veliajn.
“Çdo oficer i policisë që prek qytetarët, e ka personale me qytetarët, personale me PD, personale me opozitën.
Ta dini mirë, Muhamet Rrumbullaku, Tonin Vocaj, ai hajduti i policisë bashkike, Ermal Kapllanaj, guxoni e prekni qytetarët, guxoni dhe prekni protestuesit.
Jeta është shumë e gjatë.
Kujtuat se 30 muaj morët peng vulën e PD, dhe do të ndalemi.
Përkundrazi jemi më të fortë, më të vendosur, dhe këtu do të na keni përballë.
Ditën e djeshme të dashur qytetarë, kemi bërë publike dokumentin e radhës që fakton vjedhjen e Erion Veliajt me inceneratorin e Tiranës.
Nëse e mbani mend se ky sharlatan, ky klloun që shkonte studio më studio duke thënë se ekziston një studim i IFC dhe Bankës Botërore, i cili bënte trajtimin dhe përpunimin e mbetjeve me 38 euro për ton dhe Veliaj e kishte bërë me 29, dje doli lakuriq para qytetarëve siç është e vërteta.
Dje kemi treguar me fakte dhe prova se që në vitin 2014, Banka Botërore propozoi një projekt për të pastruar qytetin e Tiranës dhe ku përfshinte të gjithë zinxhirin e pastrimit të qytetit dhe depozitimin e përpunimin e mbetjeve, me vetëm 38 euro për ton.
Çfarë bën Erion Veliaj tani që flasim, tarifën e ka çuar në 95.8 euro për ton. Ky qytet paguan 30 mln euro në vit për të vjedhur Erion Veliaj dhe jo për të pastruar qytetin.
Dhe ju mendoni se ne do të ndalemi???
I gjithë zinxhiri drejtues i bashkisë Tiranë do të shkojë atje ku e meriton.
Arli Naska një hajdut tjetër dje është kallëzuar në SPAK për vjedhjen e taksave të qytetarëve.
Nëse ju mendoni se kjo betejë është fasadë, e keni gabim.
Arben Maloku i cili këtë javë bridhte nëpër gjykata duke rrahur gjoksin se vula e PD nuk do të shkojë tek demokratët dhe që ka vjedhur e kërcënuar banorët e Zall Herrit, do shkojë tek shokët.
PD sot është me logon e saj, flamurin e saj, me njerëzit e saj, në betejë për të vërtetën, për Shqipërinë dhe gjithë qytetarët.
Askush nuk e ka betejën me policinë, guxoni e afrohuni qytetarëve e prekini me dorë!
Ne do vijojmë betejën tonë. Betejën për të vërtetën. Erion Veliaj do shkojë tek shokët në qeli. Me çdo kusht, me çdo çmim do përballet me drejtësinë!”, u shpreh Këlliçi.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co