Pas reagimeve në seri të ambasadave perëndimore në Tiranë në lidhje me protestën e opozitës para bashkisë së kryeqytetit ku u përdor edhe molotov, një nga organizatorët e protestës, Belind Këlliçi iu përgjigj me fotografi të protestave të fermerëve në Bruksel pak muaj më parë. Ai bën apel që evropianët të pranojnë të njëjtin standard si në Shqipëri.
“Një përshëndetje për të gjithë qytetarët shqiptarë kudo janë dhe partnerët ndërkombëtarë, me foto nga protesta e fermerëve e zhvilluar vetëm 2 muaj më parë, më 26 shkurt 2024, në Bruksel, ngjitur me zyrat qendrore të Bashkimit Evropian. Të gjithë ndërkombëtarët e veçanërisht evropianët, duhet të pranojnë në Shqipëri të njëjtin standard që pranojnë për vendet e tyre 🇦🇱🇪🇺
Ne NUK jemi dhe NUK mund të trajtohemi si një vend i botës së tretë!”, shkruan ai.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co