“Kemi akord për katër vite”, drejtuesi i klubit italian i vë kapak diskutimeve për Kristian Shpendin

kemi akord per kater vite drejtuesi i klubit italian i ve kapak diskutimeve per kristian shpendin





































E ardhmja e Kristian Shpendit është zgjidhur të paktën sa i përket këtij sezoni. Sulmuesi i talentuar shqiptar, i cili shkëlqeu me fanellën e Çezenës në Serinë C, duket se do të vazhdojë të jetë pjesë e saj edhe në Serinë B, pavarësisht ofertave të mëdha që ka marrë.

kristian shpendi

Kjo për faktin e thjeshtë se ai ka gjetur akordin për të firmosur me klubin italian një kontratë të re, me përmirësimin e kushteve financiare, të denja për golashënuesin më të mirë të Serisë C, i cili tashmë kërkon të bëjë emër edhe në Serinë B.

“Me Shpendin dhe menaxherin e tij kemi gjetur akordin të shtunën kur ishim në Bentegodi, Kristian meritonte një vlerësim dhe do të firmosë një kontratë katërvjeçare. Kur do ta bëjë, ndryshon pak, por çdo gjë është e kryer. Mendoj se do të vijë sapo të mbyllet merkato”, shpjegoi për mediat italiane Fabio Artiko, drejtori sportiv i Çezenës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →