Bota

“Kemi arritur të bëjmë një denoncim”- Zhdukja e Leo Roçit në kufi, vëllai: Sendet e dorëzuara në komisariat nuk i kemi tërhequr. Çfarë më tha polici serb

kemi arritur te bejme nje denoncim zhdukja e leo rocit ne kufi vellai sendet e dorezuara ne komisariat nuk i kemi terhequr cfare me tha polici serb































Vëllai i Leo Roçit, 34-vjeçarit, i cili rezulton i zhdukur prej orëve të para të mëngjesit të 21-majit në kufirin serbo – kroat,  është shprehur se sendet e vëllait  të tij janë dorëzuar në një komisariat në serbi, nga bashkëshortja e një çobani që i ka gjetur.

LEOO

Në komisariat janë paratë që ai ka pasur me vete, telefonin dhe pasaporta e tij.

Ai në emisionin “Me zemër të hapur” të moderatores Evis Ahmeti shprehet se me zor kanë mundur të bëjnë një denoncim në Serbi dhe se autoritetet atje i kanë ofruar të marrin sendet, por këta nuk kanë pranuar duke thënë se ia lënë autoriteteve shqiptare të merren me këtë.

Ata na dhanë firmosni dhe merrni sendet e vëllait, por ne nuk pranuam t’i merrnim. Ne kemi arrit të bëjmë një denoncim. Thjesht i kanë marrë pasaportën mamit tim, i anë bërë disa fotokopje dhe na thënë ikni se është bërë denoncimi.

Nuk kam pas asnjëlloj komunikimi me shoferin e taksisë, sepse nuk e di kush është.

Askush nuk më ka treguar mua ku janë gjetur sendet e vëllait. Pasaporta, paratë dhe telefoni janë gjetur dhe janë dorëzuar në komisariat.

Unë refuzoj ti marr këta, sepse ai kam lënë shtetit shqiptar,” shprehet fillimisht ai.

Sipas autoriteteve kroate, 34-vjeçari nuk rezulton të ketë kaluar në territorin e tyre, ndërsa vëllai thekson se në një bisedë me një polic serb, ky i fundit i ka konfirmuar se Leo Roçi nuk është i arrestuar.

Unë kam folur edhe ambasadën shqiptare në Beograd dhe më thanë që kemi bërë kërkesat dhe po presim përgjigje.

Unë nuk kam vajtur atje te çobani, i cili ka gjetur sendet e vëllait, sepse ai i ka sjellë në këtë komisariat.

Mendja nga nuk shkon, por nuk e di se cfarë mund t’i këtë ndodhur. Ky polici këtu në serbi me ka thënë se ai nuk është i arrestuar këtu” shtoi ai.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts