“Kemi bërë historinë”, Iordanescu i lumtur: Këto janë momente që përjetohen vetëm një herë në jetë

kemi bere historine iordanescu i lumtur keto jane momente qe perjetohen vetem nje here ne jete
kemi bere historine iordanescu i lumtur keto jane momente qe perjetohen vetem nje here ne jete

Dita e martë, do të jetë edhe dita e fundit sa i përket raundit të 16-ave të Euro 2024, në të cilën do të luhen dy sfida Rumani-Holandë si dhe Austri-Turqi. Padyshim spikat sfida Rumani-Holandë, me “tulipanët”, që janë favoritët kryesorë në letër, por që duhet të tregohen të kujdesshëm përballë një Rumanie, që nuk ka asgjë për të humbur. Krejtësisht e ndryshme është atmosfera në kampin rumun, me të besuarit e Iordanescut që e kanë fituar kampionatin e tyre në sajë të kualifikimit për në fazën me eleminim direkt. Rumania nuk është favorite ndaj Holandës dhe kjo gjë mund të ndikojë pozitivisht, pasi rumunët mund të luajnë pa presion këtë sfidë, duke mos patur asgjë për të humbur.

Këtë gjë e shprehu edhe Iordanescu në konferencën për shtyp përpara sfidës: Këto janë momente që mund të përjetohen vetëm një herë në jetë. Një falenderim i madh shkon për tifozët tanë, që na e bënë të duket sikur i luajmë ndeshjet në shtëpi. I kemi luajtur ndeshjet me zemër, inteligjencë dhe të balancuar, treguam që kemi karakter. Ne kemi bërë histori, theksoi ndër të tjera i entuziasmuar Iordanescu.

Sfida Rumani- Holandë do të luhet të marten e 2 Korrikut, ora 18:00, në Allianz Arena të Mynihut dhe do të drejtohet nga gjyqari I mirënjohur gjerman Felix Zwayer.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →