Trajneri i Kukësit, Bledar Devolli analizoi fitoren 2-0 ndaj Tiranës në Gjysmëfinalen e Kupës.
“Kemi bërë nëj hap të rëndësishëm. Një ndeshje shumë e mirë dhe një rezultat shumë i mirë. Nuk ka mbaruar asgjë pasi kemi përballë Tiranën. Ekip me cilësi, trofe dhe traditë. Duhet të jemi të përulur, nga nesër fillojmë punën. I falenderoj djemtë për çdo gjë sot.
Dedikimi pas golit të dytë? Stadiumi i mbyllur, por kemi edhe njerëz të afërt në tribunë. Njëra është për Grande Profe Sulën (Starovën), tjetra është për një njeri të dashur.
Në dhomat e zhveshjes flasim me ekipin, i komplimentojmë, por lufta vazhdon e përulur. Sakrifikojmë, punojmë pasi vërejtjet tona i bëjnë mirë djemve.
Porta e paprekur? Ndeshja e pestë dhe kemi pësuar vetëm 1 gola. Jemi të fortë në prapavijë.
Rastet e humbura për 3-0? Më pëlqen që ne shkojmë te porta. Të gjithë e dinë që unë nuk ankohem për raste, shyqyr Zotit që shkojmë në portë. Trajneri ka për detyrë të të dërgojë te porta, më pas e di ai lart.
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co