Sport

“Kemi eksperiencën dhe mentalitetin e duhur”, Tetova besimplotë: Lojtarët e mi janë “luanë”

kemi eksperiencen dhe mentalitetin e duhur tetova besimplote lojtaret e mi jane luane
kemi eksperiencen dhe mentalitetin e duhur tetova besimplote lojtaret e mi jane luane

Egnatia ka sot të gjitha mundësitë që të shkruajë historinë nga Shkodra. Skuadra rrogozhinase, pasi ka shkruar historinë me titullin kampion në futbollin shqiptar dhe dy kupa në dy vitet e fundit, mbrëmjen e sotme mund të shkruaj historinë edhe në Europë nga “Loro Boriçi.

Kalimi në turin e tretë eliminator të Ligës së Konferencës do të ishte një arritje e madhe për Egnatia, që ka disa avantazhe në duart e saj. Përveçse ka fituar ndeshjen e parë me Vikingurin, 0-1, skuadra e Tetovës është më e plotë në ndeshjen e kthimit, ku kthehet Zejnullai, ndërkohë që do të ketë edhe mbështetjen e madhe të tifozëve rrogozhinas dhe jo vetëm. Një vit më parë Egnatia u eliminua që në turin e parë në Europë, këtë vit u eliminua nga Liga e Kampioneve që në turin e parë, por si kampione e vendit, zbriti në Ligën e Konferencës dhe është shumë afër kualifikimit në turin e 3-të. Mjafton edhe një barazim. Trajneri Edlir Tetova ka punuar me detaje për sfidën e sotme. Në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport”, ai ka theksuar se me tifozët Egnatia ia del.

Tetova, si vjen Egnatia fizikisht dhe psikologjikisht në duelin kundër Vikingurit?
Për të qenë i sinqertë, kemi pasur lodhje ditët e fundit, megjithatë lojtarët janë rikuperuar dhe besoj se do të jenë të freskët dhe me energjitë e duhura për takimin kundër Vikingurit. Sa i takon aspektit psikologjik, të gjithë jemi të qetë dhe të motivuar për të dhënë maksimumin në fushë.

Sa ju ndihmon për kualifikimin fakti që e keni fituar ndeshjen e parë në Islandë?
Kemi eksperiencën dhe mentalitetin e duhur për të përballuar këtë sfidë. Sigurisht, nuk do të jetë aspak e lehtë, edhe pse vijmë me avantazhin minimal nga transferta në Islandë. Vikinguri është një ekip me kualitet dhe fakti që është në aktivitet na bën që të vrapojmë si të çmendur në “Loro Boriçi”. Lojtarët e mi janë “luanë” dhe unë kam shumë besim tek ata. Do të futemi në fushë pa mendimin se e kemi fituar takimin e parë.

Rikthehet Zejnullai, por mungon Bakajoko. Do t’i besoni sërish skemës me 3 mbrojtës?
Arbin Zejnullai e ka treguar sa i rëndësishëm është për ne. Një mesfushor trajneri, që mund të përshtatet në shumë role përgjatë 90 minutave. Mungon Bakajoko, që do na ndihmonte shumë në këtë sfidë si pikë referimi në sulm. Natyrisht, një mungesë e madhe është edhe Arbenit Xhemajli, i cili është i pezulluar për shkak të kartonëve të verdhë. Gjithmonë vendos për formacionin ditën e ndeshjes, edhe pse e kam një ide të qartë mbi titullarët.

Ju shqetëson fakti që do ta luani larg qytetit të Rrogozhinës këtë ndeshje të rëndësishme?
Nuk është e favorshme për ne, pasi do t’u duhet tifozëve të sakrifikojnë kilometra për të shkuar në Shkodër. Ata kanë treguar se sakrifikojnë për të mbështetur Egnatian. Në “Loro Boriçi” kemi arritur rezultate pozitive vitet e fundit dhe shpresoj të shërbejë si ogur i mirë edhe kundër Vikingurit.

Cili është mesazhi që keni për futbollistët dhe tifozët para një prove si kjo për Egnatian?
Lojtarët e mi e dinë çfarë duhet të bëjmë në këtë përballje. Ne e njohim kundërshtarin dhe do duhet të tregohemi gjakftohtë në finalizim. Duhet ë jemi të fokusuar dhe mjaftueshëm të përqendruar në çdo duel kudo në fushën e lojës. I ftoj tifozët të jeni një faktor që t’i japë oksigjen ekipit në fushën e lojës në momente ku do duam mbështetjen e tyre. Në këto sfida duhet të funksionojë çdo faktor për të shkuar tek suksesi.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts