Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo po zhvillon një konferencë për shtyp, në prag të ndeshjes së ditës së nesërme kundër Italisë, në “Signal Iduna Park” të Dortmundit. Ai shprehet se janë të motivuar dhe të gatshëm për të bërë mirë në këtë kompeticion:
“Para së gjithash, unë jam shumë i gëzuar që jam këtu, kemi pasur një garë të vështirë gjatë kualifikimeve. Nuk ka qenë e lehtë, por jam krenar që jam me Shqipërinë në Euro 2024. Më vjen keq për Gjimshitin që nuk ishte pjesë e ekipit në EURO 2016, por tani ai ka mundësinë si kapiten i ekipit të drejtojë Shqipërinë në këtë Europian. Kemi një grup të fortë, por kemi të gjitha mundësitë për të bërë mirë. E di si nuk është e lehtë. Në fillim është ndeshja me Italinë dhe formacioni startues është totalisht i gatshëm.
Kemi aq shumë shqiptar aq shumë andej nëpër botë. Kemi në Itali, Gjermani, Zivër, gjithandej. Është përgjegjësi e madhe për ne të përfaqësojmë këta njerëz të mrekullueshëm. Tër stadiumi do jetë i veshur me ngjyrën e kuqe dhe do të jetë një përgjegjësi e madhe për ne.
Nuk kam folur me Mançinin për gjashtë muajt e fundit. Ai bëri një punë të mrekullueshme duke fituar Kampionatin Europian. Kam 20 vite që e njoh. Ajo që ka drejtuar ai është e ndryshme nga kjo e sotmja. Itali ka shpejtësi, shkathtësi, me një trajner të mrekullueshëm. Italia është një “top” skuadër. Ajo vjen me dëshirën për të fituar kompeticionin, por edhe ne hymë për të bërë maksimumin.
Ju më njihni shumë mirë. Pas ndeshjes së Moldavisë, ku e kemi stampuar biletën për Kampionatin Europian, tani gjashtë muaj më vonë, ndienjat janë njësoj. Skuadra është shumë e motivuar. Do dalim dhe do të bëjmë më të mirën që mundemi.”
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co