“Kemi hyrë në zonën e rrezikut të madh”, eksperti Osmani: Izraeli do godasë Iranin, SHBA nuk dëshiron luftë rajonale

kemi hyre ne zonen e rrezikut te madh eksperti osmani izraeli do godase iranin shba nuk deshiron lufte rajonale
kemi hyre ne zonen e rrezikut te madh eksperti osmani izraeli do godase iranin shba nuk deshiron lufte rajonale

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare Kreshnik Osmani, i ftuar në emisionin Open në News 24, duke komentuar konfliktin në Lindjen e Mesme, tha se kemi hyrë tashmë në zonën e rrezikut të madh.

Osmani theksoi se Izraeli do të godasë Iranin. Ai shtoi se gjithsesi SHBA nuk dëshiron luftë rajonale.

Kreshnik Osmani: Jemi në moment tepër kritik, ku kemi hyrë në zonën e rrezikut të madh. Jemi përballë një ridizanjimi tërësor të Lindjes së Mesme. SHBA nuk dëshiron të ketë një luftë rajonale, së paku jo para zgjedhjeve amerikane. Amerikanët kanë thënë se sistemet mbrojtëse kanë kthyer pas 11 raketa të Iranit, që sulmuan Tel Avivit.

Netanyahu ka bërë spastrim etnik në Gaza. Izraeli do të godasë në Iran. Mund të godasë në të gjitha qytetet, ku janë nisur raketat drejt Tel Avivit. Izraeli mund të godasë qendrat e uraniumit iranian. Në Iran janë marrë masa për të mbrojtur Khamenein.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co