Qeveria duket se po hedh hapa konkretë për të rivitalizuar industrinë ushtarake në vend. Gjatë Samitit të BE për Ukrainën, që u zhvillua në Tiranë gjatë muajit shkurt ku i pranishëm ishte edhe Presidenti Volodymyr Zelensky si dhe liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, Shqipërisë iu kërkua zyrtarisht të prodhonte armë për Kievin, nën agresionin rus prej 2 vitesh.
Kreu i grupit parlamentar socialist, Bledi Çuçi u shpreh këtë të mërkurë gjatë komunikimit me gazetarët se në seancën e fundit parlamentare të këtij sesionit, do të miratohen ligjet e para për rilindjen e industrisë ushtarake.
Bledi Çuçi: Rilindja e industrisë së armatimit. Ka kërkesë nga jashtë për armatime. Shqipëria ka qenë prodhues, por pas viteve ’90 shkoi drejt degradimit kjo industri. Kemi menduar ta rilindim. Në mbledhjen e fundit të këtij sesioni miratojmë aktet e para ligjore për të ringjallur këtë industri kaq të rëndësishme.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co