Sport

“Kemi nevojë për ndërhyrje në merkato”, flet trajneri Shehi pas eleminimit: Gabuam në vendosje, duhet të rrisim cilësinë në skuadër

kemi nevoje per nderhyrje ne merkato flet trajneri shehi pas eleminimit gabuam ne vendosje duhet te rrisim cilesine ne skuader
kemi nevoje per nderhyrje ne merkato flet trajneri shehi pas eleminimit gabuam ne vendosje duhet te rrisim cilesine ne skuader

Pas eleminimit të Partizanit nga Conference League, nga skuadra gjeorgjiane e Iberia 1999, foli edhe tekniku Orges Shehi:

“Të dy ndeshjet janë të lidhura me njëra-tjetrët. Ndeshja e parë na kryqëzoi, ai është pengu më i madh. U përpoqëm me të gjitha forcat, gjej rastin t’i komplimentoj çunat, mungesat në i vështirësuan edhe më shumë. Në qoftë se do të kishim shfrytëzuar rastet tona, që në Europë nuk janë me bollëk, do të ishte ndryshe. Nuk na mbetet gjë tjetër veç se të pranojmë rezultatin, edhe pse pishmani më i madh është ndeshja e parë.

Nuk jam përgjegjës për merkaton, kemi nevojë për ndërhyrje, na duhen lojtarë. Maget me shumë mundësi mund të lëvizë, largimi i Muratajt, na sjell nevojë për lojtarë të rinj. Na duhen edhe 2 lojtarë krahësh. Gjithë vitin luhet për të ardhur këtu, kur ke kështu problematikash, eliminohesh në turin e dytë. Gjithsesi nuk duhet t’i ngarkojmë psikologjikisht ccunat, sikur u bë hataja. Duhet të konfigurohemi për kampionatin dhe të vazhdojmë punën.

Kemi luajtur 4 ndeshje në Europë dhe kemi pësuar 4 gola të lehtë, që për mua janë pengje. Individët edhe gabojnë, por gabuam në parim, në vendosje. Pësuam dy gola të evitueshëm në Gjeorgji.

Kur mbaroi kampionati bëmë kalkulim ku na duheshin lojtarë, tani na doli problemi i mesfushës. Na mbetet për obligim të përforcohemi edhe në qendër të mbrojtjes. Nuk jemi të qartë sa do të mungojë Preka.

Emergjenca në ndodh në mesfushë. Duhet të plotësojmë skuadrën. Rrapaj është lojtari më i mirë në Shqipëri. Ishte lojtari i momentit, nuk doja që të mungonte në këto ndeshje të rëndësishme. Ka shumë cilësi, është lojtari jonë kryesor.

Nuk është gjë e mirë që skuadrat eliminohen që në turn të parë. Nuk ka nivel të dobët në Europë. Kaluam një turn duke qenë dominant, do të donim të bënim maksimumin që të kalonim edhe një turn tjetër. Gjithë ekipet shqiptare duhet të risin cilësinë. Në botë nuk ka më skuadra të vogla. Të gjitha luajnë futboll dhe marrin lojtarë cilësore. Ka lëvizje të mëdhaja, ikim 5 vijnë 6. Të rrisim cilësinë dhe të kemi më shumë durim dhe vazhdimësi”, u shpreh Shehi

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts