Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar se mendon se SHBA do të aneksojë Groenlandën, disa ditë pasi kryeministri i ardhshëm i vendit tha: “Ne nuk duam të jemi amerikanë”.
Gjatë një takimi në Zyrën Ovale me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte, presidenti i SHBA u pyet për shpresat e tij për të aneksuar Groenlandën
“Ju e dini Mark, ne kemi nevojë për sigurinë ndërkombëtare. Ne kemi shumë lojtarë tanë të preferuar që lundrojnë nëpër bregdet dhe duhet të jemi të kujdesshëm.”
Trump vuri në dyshim pretendimin e Danimarkës për territorin autonom, duke thënë se Danimarka ishte “shumë larg” nga Groenlanda, pavarësisht se ishte pjesë e mbretërisë së saj.
Ata thonë se kanë të drejta për të,” tha zoti Trump. “Unë nuk e di nëse kjo është e vërtetë. Nuk mendoj se është, në fakt.”
Ai tha se SHBA tashmë ka një prani ushtarake në Groenlandë dhe shtoi: “Ndoshta do të shihni gjithnjë e më shumë ushtarë që shkojnë atje”.
–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot botasot.co