Erbim Fagu, trajneri i Tiranës, në vigjilje të sfidës kundër Teutës, theksoi se pauza që solli kombëtarja i ka ardhur në ndihmë ekipit, për të qenë më të freskët fizikisht, ndërsa ndaj durrsakëve kërkon maksimumin në një kohë kur Tirana ka objektiva madhorë:
“Sigurisht, kjo pauzë na erdhi në momentin e duhur pasi dihet që kemi pasur ndeshje një pas një dhe grupi nuk është se ka qenë i plotë. Mendoj se erdhi në momentin e duhur, lojtarët janë rikuperuar, freskuar le të themi, për pjesën e mbetur të kampionatit.
Për ne çdo ndeshje ka rëndësinë e vet, Teuta ka një skuadër simpatike që lufton. Ata kanë objektivat e tyre dhe ne tonat, do jetë ndeshje e bukur për t’u shijuar. Por do të kërkojmë maksimumin pasi dihet që kemi objektiva madhor.
Kampionati është drejt fundit, nuk ka edhe shumë ndeshje, secila ka rëndësinë e vet. Fitorja me Dinamon na ktheu pak anën psikologjike që ishte pak e rënduar. Besoj që kjo do të jetë vazhdimësia e asaj me Dinamon dhe shpresoj të dalim me rezultat pozitiv.
Çdo skuadër kur fiton ndeshje, ana psikologjike rritet, është e dukshme që pas ndeshjes me Dinamon dhe shpresojmë ta pasqyrojmë nesër me Teutën.
Secila skuadër ka objektivat e saj, ne kemi tonin, që nuk e vendos unë tani, por është vendosur që në fillim të kampionatit. Një pikë nga vendi i katërt nuk është shumë por as pak, e rëndësishme është të bëjmë ndeshjet tona dhe të shohim se çfarë bëjnë kundërshtarët. Përveç Micit me kartonë e Metës së dëmtuar, të tjerët janë gati.
Interes nga Shpëtim Duro për Tiranën? Unë nuk jam pronari i Tiranës, kushdo mund të shfaqë interes. Këto janë dëshira të secilit, për mua nuk përbën problem”, tha Fagu para gazetarëve.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co