Pas fitores spektakolare, që Shqipëria arriti në Pragë me përmbysje ndaj Ukrainës me shifrat 1-2, nuk mund të mungonte reagimi i presidentit të FSHF, Armand Duka.
Nëpërmjet profilit të tij në rrjete sociale, kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, komplimenton kuqezinjtë për paraqitjen fantastike.
“Shumë shpejt na vjen në Tiranë Gjeorgjia që trembi me fitoren e parë sot. Me pak më shumë kujdes në fushë do të vijojmë të prodhojmë sukses e rezultat me këtë ansambël kuqezi që është destinuar të na rifalë të tjera emocione të forta si ato të para pak muajve!”, thuhet ne reagimin e Dukes.
-REAGIMI-
Miq e sportdashes!
Suksesi plotësisht i merituar sot në Prage me Ukrainën në nisjen e Ligës së Kombeve konfirmon potencialet jo të pakta të skuadrës sonë për të shkuar shumë larg!
Në rikthimin e tyre në fushë sot pas Europianit, çunat demonstruan sërish forcë, karakter dhe besim absolut edhe në disavantazhin e gjendur nga kundërshtari.
Pavarësisht fitores ka ende shumë për të përmirësuar e për të bërë më mirë dhe ku natyrisht kam bindjen absolute që stafi do i trajtoje në mënyrë shterruese momentet e pasigurive tona.
Vazhdojmë të jemi Shqipëria që vijon të akumuloje forcë e respekt tek çdo kundërshtar!
Shumë shpejt na vjen në Tiranë Gjeorgjia që trembi me fitoren e parë sot. Me pak më shumë kujdes në fushë do të vijojmë të prodhojmë sukses e rezultat me këtë ansambël kuqezi që është destinuar të na rifalë të tjera emocione të forta si ato të para pak muajve!
Shumë urime djemve dhe stafit!
Tani të gjithë së bashku të martën në stadium për të mbeshtetur këta djem drejt një suksesi të dytë ndaj Gjeorgjisë së fortë, por aspak të pathyeshme!
Është Kombëtarja jonë, juaja, e të gjithëve!
Vazhdoni ta mbeshtesni sa më fort!
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co