Sali Berisha i është bashkuar protestuesve te Rruga e Elbasanit, ku është shprehur se “mosbindja civile është kodi i rrëzimit të diktatorëve”.
Kreu demokrat u shpreh se deri më tani kanë shfaqur 20 forma të mosbindjes civile dhe sipas tij kanë dhënë rezultat.
“Rrëzohet, po nuk e pranoi rrëzohet me mosbindje civile. Mosbindja civile është kodi i rrëzimit të diktatorëve.
Problemi është se gjer tani janë shfaqur 20 në forma të ndryshme. E rëndësishme është që projekti i mosbindjes civile të realizojë qëllimet e veta.
Po përfundojnë si kufoma politike. Ne kemi sakrifikuar, kemi bërë beteja, por betejat tona janë shpërblyer, zëri ynë u dëgjua në të gjithë botën, mediat e stampuan Edi Ramën si narkodiktator”, tha Berisha.
Ndër të tjera ai tha se me Edi Ramën nuk ka zgjedhje por betejë për zgjedhje, ndërsa përjashtoi mundësin e bojkotimit të zgjedhjeve të 11 majit.
“Edi Rama është i humbur, i përfunduar. Ju e patë si kishte rënë në mënyrë dramatike audiaca e tij në TikTok, edhe në Instagram. E ka kuptuar këtë dhe është shumë i pashpresë. Përpiqet në mënyra të ndryshme, por tani është radha jonë.
Qeveria Rama nuk ka të ardhme. Me Ramën nuk ka zgjedhje, por betejë për zgjedhje. Zgjedhjet nuk bojkotohen”, tha Berisha.