Portieri i kombëtares shqiptare, Tomas Strakosha e ka cilësuar si të rëndësishëm faktin që ekipi mbylli mirë këtë fazë përgatitore para ndeshjeve të Euro 2024.
“Jam mirë me shëndet tani, ndjehem mirë. Në këtë grup të gjithë stërviten mirë. duket edhe në fushë. Rëndësi ka të mbarojmë fazën se kjo është si fazë përgatitore. U duk pak lodhja në ndeshje. Është e mirë që e mbyllëm me një fitore dhe të përgatitemi tani për Italinë.
Dihet mirë kualiteti i kundërshtarëve, ndaj përgatitemi sa më fort tani se kur të vijnë ndeshjet të jemi gati. Kam shumë besim te ekipi, duhet të mbrojmë bashkë. E dimë që do të jetë shumë e vështirë të kalojmë këtë grup. Por kemi treguar që kemi shpresë, dëshirë e shpirtin shqiptar që nuk dorëzohet kurrë e shpresojmë të kualifikohemi.
Unë e kam thënë besoj që të gjithë rëndësinë e ka Kombëtarja, është e para. Kushdo të luajë duhet të jetë gati për të luajtur. Në ekip të gjithë duan të luajnë, stërviten fort, unë jam shumë i lumtur që të jem në Europian, i pari për mua. Lumturia duket edhe nga buzëqeshja, pastaj e ka në dorë trajneri të vendosë. Për ne ka rëndësi të jemi gati”, tha Strakosha për “SuperSport” pas ndeshjes.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co