Sport

“Kemi tifozërinë më të mirë në botë”, Asani: Japim shpirtin në Hamburg, do studiojmë Kroacinë

kemi tifozerine me te mire ne bote asani japim shpirtin ne hamburg do studiojme kroacine
kemi tifozerine me te mire ne bote asani japim shpirtin ne hamburg do studiojme kroacine

Jasir Asani, sulmuesi i Shqipërisë foli për  mediat kosovare, pas humbjes 2-1 me Italinë në Europian. Asani u shpreh se ekipi duhet të hedhë pas krahëve humbjen me axurrët dhe të fokusohet te Kroacia.

“Të gjithë e njohin Italinë, ata janë shumë të fortë. Ata e patën të vështirë të fitojnë kundër nesh.Ne do të përgatitemi për ndeshjen e radhës. Unë mendoj se kemi  tifozërinë më të mirë në botë dhe do të japim maksimumin për t’i bërë të lumtur ata.

Duhet t’i gëzojmë tifozët. Ndeshja ndaj Kroacisë në Hamburg? Futemi në fushë për fitore. Ne do të analizojmë kundërshtarin. Kemi disa ditë kohë” – tha Asani për Euro Dueli në RTV Dukagjini.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts