E ftuar në News24, këngëtarja Përparime Zefilaj (PARO), u shpreh se për të është nder të marrë pjesë në këtë koncert.
Ajo shtoi se Lefter Çipën kishte shumë përzemër, madje pjesë nga pena e tij e kishte në albumin e saj të parë.
“Për mua është nder të jem në një koncert të përmasave të tilla për të pavdekshin Lefter Çipa. Jam njohur me të që në ’73. Kisha shkuar në koncert me një këngë të zakonshme, ndërsa Lefteri me grupin e Pilurit me “Bejkë e bardhë”. Me të kam shumë kujtime. Më kishte shumë përzemër dhe e kisha shumë për zemër. Ishte pjesë e albumit tim të parë. I dhash një dhuratë simbolike. E kujtoj kudo emrin e tij. Nuk mohohet një poet i përmasave të tilla”, tha ajo.
[embedded content]
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co