Policia Rrugore i ka hequr lejen e drejtimit për 6 muaj TikTok-eres së njohur Hatixhe Brika (e njohur si Hati) së bashku me bashkëshortin e saj, Jashar Stojku, për thyerje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Gjithashtu, çifti i njohur në rrjetet sociale për jetën e luksit, janë gjobitur me 60 mijë lekë të rinj të dy.
Një masë e tillë nga Policia Rrugore ka indinjuar blogeren 19-vjeçare, e cila ka ironizuar me postime në Instastory, duke thënë se policia ka kapur kriminelen më të fortë sot për sot.
“Bravo Policia për punën e lodhshme dhe të pandalur. Keni kapur kriminelen më të fortë sot për sot”, shkruan Hatixhia
Ndër të tjera ajo i bën thirrje partnerit të bëjë gati helikopterin, ndërsa ndan edhe video duke parë mjete të tjera në sallone makinash luksoze.
“Jemi që jemi, po shikojmë për makinën e radhës”, shkruan ajo.
Njoftimi i Policisë Rrugore:
Bazuar në disa video të shfaqura në rrjetet sociale ku shihet një automjet i cili nuk rregullon shpejtësinë e automjetit duke u bërë rrezik për vete dhe për përdoruesit e tjerë të rrugës, me drejtues shtetasin J.S si dhe shtetasen H.B e cila drejton një automjet me fuqi motorrike më të madhe se ajo e lejuar sipas Kodit Rrugor, specialistët e Policisë Rrugore identifikuan dhe ndëshkuan me masë administrative këta dy shtetas si dhe bënë ndalimin administrativ të automjetit të shfaqur në video. Policia Rrugore apelon për respektimin e rregullave dhe fton qytetarët të denoncojnë shkeljet në 112.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co