Bota Shqiperia

“Keni thyer tavanet e xhamit në Bruksel për ne, nëse hakmerret…”- Rama batuta me Presidentin e EESC: Ejani në Shqipëri, mund t’ju ofroj çdo punë përveç times

keni thyer tavanet e xhamit ne bruksel per ne nese hakmerret rama batuta me presidentin e eesc ejani ne shqiperi mund tju ofroj cdo pune pervec times













































Kryeministri Edi Rama ka shkëmbyer batuta me Oliver Röpke, presidentin në largim të Komitetit Ekonomik dhe Social Europian.

edi rama1

Rama falenderoi presidentin e EESC, duke u shprehur se “keni qenë një sindikalist i vërtetë duke thyer tavanet e xhamit në Bruksel për ne”.

Kryeministri bëri batuta teksa iu drejtua Oliver Röpke “nuk e di cila do të jetë puna juaj e ardhshme, por të jeni të sigurt që Shqipëria do tju ofrojë një punë nëse në Brukseli do të hakmerret”.

“Mund t’ju ofroj çdo punë përveç times”, deklaroi kreu i qeverisë.

“Faleminderit zoti president, keni qenë një sindikalist i vërtetë duke thyer tavanet e xhamit në Bruksel për ne. Natyrisht duke përdorur teknikat tuaja të sindikalistit që ne i vlerësojmë shumë.

Nuk e di cila do të jetë puna juaj e ardhshme, por të jeni të sigurt që Shqipëria do tju ofrojë një punë nëse në Brukseli do të hakmerret dhe do të përpiqet që t’ju lërë pas dore. Sa herë të keni nevojë për punë ejani në Shqipëri, mund t’ju ofroj çdo punë përveç times”, tha Rama.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot botasot.co

Similar Posts