“Kërcënimet e terrorizmit dhe agresioni në rajon janë në rritje”, Kurti: Integrimi i Kosovës në BE, i rëndësishëm për paqen

kercenimet e terrorizmit dhe agresioni ne rajon jane ne rritje kurti integrimi i kosoves ne be i rendesishem per paqen
kercenimet e terrorizmit dhe agresioni ne rajon jane ne rritje kurti integrimi i kosoves ne be i rendesishem per paqen

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se në kohën kur kërcënimet e terrorizmit dhe agresioni në rajon janë në rritje, integrimi i Kosovës në institucionet Euro-Atlantike është më i rëndësishëm se kurrë më parë.

Kurti u shpreh në një pritje të organizuar nga Ambasada e Irlandës në Kosovë se në një kohë kur kërcënimet e terrorizmit dhe agresioni në rajon janë në rritje, integrimi i Kosovës në institucionet Euro-Atlantike është më i rëndësishëm se asnjëherë më parë për paqen, sigurinë dhe të drejtat e njeriut në Ballkanin Perëndimor.

Ai nënvizoi se Irlanda ishte ndër vendet e para që njohu shtetin dhe shtetësinë tonë, qysh dymbëdhjetë ditë pas shpalljes së pavarësisë.

Kurti po ashtu u shpreh mirënjohës ndaj kryeministrit irlandez, Varadkar për mbështetjen e tij të zëshmen për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe Bashkimin Evropian.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →