NATO po konsideron të vendosë më shumë nga armët e saj bërthamore në gatishmëri mes një kërcënimi në rritje nga Rusia dhe Kina. Stoltenberg tha për Telegraph-in britanik se anëtarët po konsultoheshin për vendosjen e më shumë kokave bërthamore, nxjerrjen e tyre nga magazinimi dhe vendosjen e tyre në gatishmëri, shkruajnë mediat e huaja.
Sakaq, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov theksoi se aleanca ushtarake që po zhvillonte bisedime në Zvicër për vendosjen e më shumë armëve bërthamore ishte një “përshkallëzim i tensionit”.
NATO më vonë kërkoi të sqaronte deklaratat e Stoltenberg, duke thënë se nuk kishte ndryshime të rëndësishme në qëndrimin e saj bërthamor. Por sa armë bërthamore ka NATO aktualisht? Nga 32 shtetet anëtare të NATO-s, vetëm tri kanë armë bërthamore – SHBA, Franca dhe Britania e Madhe. Numri i armëve bërthamore operacionale është tepër sekret, por vlerësimet e Statista nga viti i kaluar pretendojnë se janë 4,223 gjithsej. Këtu përfshihen 3,708 në SHBA, 290 në Francë dhe 225 në Mbretërinë e Bashkuar.
Cilat vende të tjera kanë armë bërthamore?
Gjithsej, shtatë vende jo anëtare të NATO-s kanë deklaruar zyrtarisht posedimin e armatimeve bërthamore – Rusia, Koreja e Veriut, Kina, Izraeli, India, Irani dhe Pakistani. Dhe Rusia qëndron në krye, me 5580 armë në dispozicion. Historikisht, Rusia ka përdorur gjithmonë armët bërthamore si kërcënimin e saj përfundimtar dhe ka kërkuar të mbajë një arsenal të krahasueshëm – ose superior – me atë të SHBA-së. Me 90 koka, Izraeli ka zhvilluar programin e tij bërthamor që nga vitet 1960 – por ai kurrë nuk e ka pranuar zyrtarisht ekzistencën e tij, duke iu përmbajtur një politike të fshehtësisë bërthamore. Si e tillë, shkalla e vërtetë e asaj që kombi zotëron është kryesisht e panjohur.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co