Kërcënimet në rrjetet sociale, Balla takon drejtorin e TikTok: Urgjente kontrollet ndaj postimeve

kercenimet ne rrjetet sociale balla takon drejtorin e tiktok urgjente kontrollet ndaj postimeve
kercenimet ne rrjetet sociale balla takon drejtorin e tiktok urgjente kontrollet ndaj postimeve

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla priti sot në një takim Drejtorin e TikTok për Politikat Publike dhe Marrëdhëniet me Qeverinë për Evropën Qendrore dhe Lindore, Jakub Olek. Gjatë takimit ministri Balla i shprehu z. Olek shqetësimet mbi ngjarjet e fundit dhe nevojën për të rritur vigjilencën kundër dhunës, dezinformimit, shantazheve e gjuhës së urrejtjes online.

Gjithashtu gjatë takimit Balla ka kërkuar edhe informacion të detajuar mbi ruajtjen dhe përdorimin e të dhënave personale të përdoruesve.

Drejtuesi i TikTok, i cili bashkë me ekipin e tij gjatë ditës së sotme do të takohet edhe me përfaqësues të Policisë së Shtetit dhe agjenci të tjera, më informoi mbi masat që është duke ndërmarrë për të rritur nivelin e moderimit të postimeve në gjuhën shqipe dhe mbi mundësitë që ofron aplikacioni për denoncimin e rasteve dhe kontrollin prindëror mbi postimet e fëmijëve.

“I kërkova kompanisë TikTok vendosjen e pikave të përhershme të kontaktit me Policinë e Shtetit dhe përgjigje sa më të shpejtë mbi rastet e denoncuara prej tyre. Është urgjente një vëmendje të shtuar sa i përket kontrollit të postimeve në gjuhën shqipe, pamundësimit të përdorimit të këtij rrjeti për veprimtari apo promovim të sjelljeve të paligjshme, domosdoshmëria e verifikimit të moshës dhe identitetit të përdoruesve, monitorimit të kohës së qëndrimit, monitorimit prindëror me qëllim shmangien e varësisë tek fëmjët dhe adoleshentët, si dhe nevoja e ngritur edhe nga Parlamenti Europian për monitorim të detajuar gjatë periudhave zgjedhore për të shmangur dezinformimin dhe ndërhyrjet në procesin zgjedhor.

Ministria e Brendshme po studion me vëmendje përmirësimet ligjore të ndërmarra edhe nga Bashkimi Europian, siç janë Akti i Shërbimeve Digjitale, Akti i Tregjeve Digjitale etj., me qëllim krijimin e një hapësire digjitale në Shqipëri ku të drejtat dhe detyrimet themelore të përdoruesve janë të mbrojtura dhe të përcaktuara qartë”, tha ministri Balla.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →