Kërcënimi për bombë pezullon fluturimet në aeroportin e Baselit

kercenimi per bombe pezullon fluturimet ne aeroportin e baselit
kercenimi per bombe pezullon fluturimet ne aeroportin e baselit

Aeroporti i Basel-Mulhouse është evakuuar të premten dhe fluturimet u pezulluan pas kërcënimeve për bombë, shkruan Politico.

“EuroAirport”, që gjendet mes Baselit (Zvicër), Mulhouseit (Francë) dhe Freiburgut (Gjermani), u evakuua pas kërcënimeve për bombë, në prag të hapjes së Lojërave Olimpike në Paris.

Franca është në gatishmëri të lartë për kërcënimet e sigurisë.

Pas disa orëve, autoritetet kanë thënë se aeroporti ka rifilluar fluturimet gradualisht.

Të premten në mëngjes, mijëra udhëtarë u goditën nga vonesat dhe anulimet e trenave pasi autoritetet franceze konstatuan se ishin “sulme të koordinuara me qëllim të keq”.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →