Udhëheqësi i Hezbollahut libanez Hassan Nasrallah paralajmëroi sot se luftëtarët e tij do të bombardojnë zona të tjera nëse Izraeli “vazhdon të synojë civilët” pasi pesë sirianë, përfshirë tre fëmijë, u vranë në sulmet ajrore izraelite që synonin Libanin jugor.
“Nëse armiku vazhdon të shënjestrojë civilët siç ka bërë ditët e fundit, atëherë do të na detyrojë të synojmë zonat që nuk i kemi shënjestruar deri më tani,” -tha Hassan Nasrallah me rastin e festës vjetore të Ashures, festë e rëndësishme për myslimanët shiitë.
Pesë civilë sirianë, duke përfshirë tre fëmijë, u vranë dje në sulmet izraelite që synonin Libanin jugor, sipas agjencisë zyrtare libaneze të lajmeve ANI dhe një burimi në shërbimet libaneze të sigurisë. Lëvizja islamike libaneze njoftoi se hodhi dhjetëra raketa Katyusha në zona të ndryshme në veri të Izraelit në shenjë hakmarrjeje.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co