Kërcënuan kreun e FSHF-së, lirohen nga burgu presidenti i klubit ‘Iliria’, Nazmi Selmani dhe nipi i tij

kercenuan kreun e fshf se lirohen nga burgu presidenti i klubit iliria nazmi selmani dhe nipi i tij





































Janë liruar ditën e sotme nga burgu presidenti i klubit ‘Iliria’ Nazmi Selmani dhe nipi i tij Petrit Selmani, të cilët u arrestuan për kërcënimin ndaj kreut të FSHF, Armand Dukës.

armando duka shtepia kercenimi FSHF1

Nazmi Selmani, president i klubit të futbollit Iliria, njëkohësisht biznesmen dhe nipi i tij Petriti ishin të vetmit që vijonin të qëndronin në burg për kërcënimin ndaj Dukës, ndërkohë që djemtë e tij dhe Redian Loci u liruan në gjyqin paraprak.

Mësohet se gjykatësi Paulin Cera ka vendosur ditën e sotme “detyrim paraqitje” për Nazmi Selmanin dhe nipin e tij, Petritin.

Kujtojmë se shkak i kërcënimit mësohet se u bë fakti që një prej djemve të Nazmi Selmanit, Gentian Selmani, i cili aktivizohet si portier në ekipin e Tiranës, nuk është thirrur në Kombëtare.

Në mesazh, Nazmi Selmani i shkruan të Dukës, të pyesë bashkëshorten dhe fëmijët, nëse ai i ka bërë ndonjëherë të qajnë.

“…..pyte nonen e kalamajve tuj pyti fmijt e tuj a i kam bo un me qajt…”, shkruante ai.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al