Një 35-vjeçarar shqiptar u arrestua në Verona të Italisë pasi kërkohej nga Belgjika. Shqiptari kërkohej për krime të rënda, duke përfshirë vrasje.
Arrestimi është rezultat i aktivitetit të kryer nga shërbimi i bashkëpunimit policor ndërkombëtar, në bashkëpunim me organe të huaja, falë një sistemi informacioni që mundëson përpunimin në kohë reale të informacionit të marrë nga forcat e ndryshme policore.
Operacioni u zhvillua pas të dhënave nga eksperti ndërlidhës për Belgjikën dhe ekipet celulare të Verona, Treviso dhe Brescia bashkëpunuan si dhe policia e kufirit ajror të Trevisos dhe Villafranca. Monitorimi i tranzitit të aeroportit dhe sinergjia mes zyrave të hetimit të përfshira bëri të mundur zbulimin e mbërritjes së të kërkuarit së bashku me familjen e tij në aeroportin e Trevisos.
Pas zbarkimit, i kërkuari është larguar me një makinë që e priste. Megjithatë, arratisja e tij nuk zgjati shumë. Falë aksioneve dhe vëzhgimeve dhe gjithashtu falë pamjeve të vëzhgimit me video, sistemeve të leximit të targave dhe kërkimeve kompjuterike, 35-vjeçari u kap nga policia në Verona. Ai u kap nga agjentët, të cilët e panë duke drejtuar makinën, e ndoqën dhe më në fund e ndaluan në hyrje të një ndërtese ku me siguri po kërkonte strehim. I kërkuari shqiptar tashmë në pranga do të vuajë dënimin në Belgjikë.
(Balkanweb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co