Ditët e fundit u përfol për një udhëtim në Arabinë Saudite të bërë nga agjenti Joao Santos, por nga Anglia duken mjaft të bindur se e ardhmja e mesfushorit Jorginho mund të jetë ende në Londër, me fanellën e Arsenalit. Pavarësisht kësaj, zërat e merkatos nuk ndalen, me klubet e interesuara për futbollistin që janë Al Hilal dhe Al Ittihad në elitën arabe.
Sipas asaj që shkruhet në Press Association, në fakt, mesfushori është gati të nisë zyrtarisht negociatat për rinovimin e kontratës së lojtarit, të cilit marrëveshja aktuale me klubin i skadon në 30 qershor.
Sipas informacioneve që qarkullojnë, propozimi që vjen nga Arsenali për Jorginhon do të ishte rinovimi edhe për një vit (30 qershor 2025) por edhe me opsion për të vazhduar së bashku deri në vitin 2026. Ai arriti te kjo skuadër pak më shumë se një vit më parë, teksa deri më tani numëron 41 paraqitje dhe 1 gol në të gjitha garat. Sakaq, te Arsenali ka ende shumë çështje për t’u zgjidhur, të cilat me siguri do të marrin drejtim në verë. Për momentin, synimi është përfundimi i sezonit në mënyrën më të mirë të mundshme!
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co