Kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë, Gjykata lë në burg Fredi Belerin

kerkoi ndryshimin e mases se sigurise gjykata le ne burg fredi belerin

Gjykata ka rrëzuar ditën e sotme kërkesën për ndryshimin e masës për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës Fredi Beleri.

Beleri ka arsyetuar se nuk ekzistojnë kushtet dhe rrethanat për mbajtjen e tij në burg pasi ai nuk përbën rrezik si edhe hetimet kanë përfunduar dhe ai nuk mund të dëmtojë provat.

Ai është arrestuar prej 12 majit të vitit të kaluar i akuzuar për blerje votash në zgjedhjet e 14 majit, në të cilat ai mori shumicën e votave në bashkinë e Himarës.

Beleri po ashtu ka kërkuar të kryejë betimin si kryebashkiak i qytetit jugor, por nuk është lejuar.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co