Kërkoi shpalljen e pavlefshmërisë së zgjedhjeve në Himarë, Kolegji Zgjedhor rrëzon padinë e PD-së

kerkoi shpalljen e pavlefshmerise se zgjedhjeve ne himare kolegji zgjedhor rrezon padine e pd se





































Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar padinë e PD-së, duke lënë kështu të vlefshme zgjedhjet e pjesshme në Himarë që u zhvilluan më 4 gusht, ku fitues u shpall Vangjel Tavo i Partisë Socialiste, kundrejt kandidatit të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, Petro Gjikuria. 

Numerimi i votave-zgjedhjet-himare (5)

PD i çoi zgjedhjet e Himarës në Kolegj Zgjedhor, pas vendimit të Komisionit për Ankimimet dhe Sanksionet (KAS), që i cilësoi të vlefshme.

Kujtojmë se në zgjedhje, Tavo mori 58.62% të votave, kurse rivali i tij, Gjikuria 41.38%.

zgjedfhjet himare

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →