Bota

“Kërkojnë të mbyllin historinë e korrupsionit me një rezolutë”- Noka: Të vësh në skenë këtë shfaqje të neveritshme, fyerje e rëndë ndaj shqiptarëve  

kerkojne te mbyllin historine e korrupsionit me nje rezolute noka te vesh ne skene kete shfaqje te neveritshme fyerje e rende ndaj shqiptareve
kerkojne te mbyllin historine e korrupsionit me nje rezolute noka te vesh ne skene kete shfaqje te neveritshme fyerje e rende ndaj shqiptareve































Deputeti demokrat Flamur Noka, gjatë fjalës së tij në Kuvend, u shpreh kundër rezolutës së PS-së anti-korrupsion, ku tha se mazhoranca pas 3 vitesh në pushtet do të mbyllë historinë e korrupsionit me një ‘palo rezolutë’.

Ndër të tjera tha se Rama do ta gradojnë “si kalorësin e antikorrupsionit të Shqipërisë europiane”.

“Po shqiptarët janë ikur se nuk duan një Shqipëri që qeveris nga hajdutë dhe kriminelë. Prandaj çoni administratën kudo për të servirur se keni emigrantë. Kjo mazhorancë dhe kryeministër krye hajdut kanë bërë shumë gjëra fyese dhe poshtëruese për shqiptarët, por kjo rezolutë është kulminante,

Të vish këtu pas 3 mandatesh që e ke zhyt vendin në krim dhe korrupsion dhe të kërkosh ta mbyllësh këtë histori me një rezolutë, është thellësisht cinike.

Të vijë këtu Edi Rama, përgjegjësi kryesorë i hajdutërisë, krimit dhe të thotë me këtë palo rezolutë që mua duhet të më gradoni si kalorësin e antikorrupsionit të Shqipërisë europiane. Jo jo këtë nuk ia rrok mendja askujt. Nuk e rrok imagjinata këtë. E vështirë të gjesh në absurdin më të madh të letërsisë.

Të vësh në skenë këtë shfaqje të neveritshme  dhe të shpallësh këtu si kryqtar i luftës ndaj korrupsionit, fyerje shumë e rëndë që u bëhet shqiptarëve dhe ne këtë si opozitë nuk e pranojmë dot”, tha Noka.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts