U shty seanca për Fredi Belerin në Gjykatën e Fierit seanca për Fredi Belerin.
Gazetari Igli Çelmeta raporton se Beleri ka mbërritur në ambientet e gjykatës me pranga në duar, ndërkohë që kujtojmë se eurodeputeti ka kërkuar lirinë me kusht.
Seanca e parë ishte planifikuar të zhvillohej më 25 korrik, por nuk u mor asnjë vendim për shkak se Drejtoria e Burgjeve nuk paraqiti raportin e vlerësimit pasi mungonte dëshmia e penalitetit.
[embedded content]
Edhe sot, Beleri qëndroi vetëm 20 minuta në ambientet e Gjykatës së Fierit dhe u kthye përsëri në burgun e sigurisë së lartë në Fier për shkak të mungesës së dokumentacionit.
Beleri u përfaqësua nga avokati Geni Gjyzari, ndërsa gjyqtar ishte Alfred Konomi.
Seanca e radhës do të zhvillohet në datë 31 korrik
Beleri u dënua me vite heqje lirie për blerje votash në zgjedhjet e 14 majit 2023.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co