Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, anëtar i Këshillit të Legjislacionit, e konsideroi si aspak normale situatën që ndodhet Kuvendi i Shqipërisë, i cili sipas tij, është kapur në të paktën 4 shkelje Kushtetuese, bazuar në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
Bardhi tha se Këshilli i Legjislacionit është mbledhur dy herë brenda javës, pasi mazhoranca është kapur 4 herë në shkelje të Kushtetutës.
Sipas Bardhit, ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit dhe ndryshimet në ligjin për Komisionet Hetimore, një rast i mbrojtjes së korrupsionit dhe në një rast tjetër të një tatimi anti-Kushtetues, që çonte në faliment mbi 30 mijë intelektualë shqiptarë, janë shkeljet ku është kapur Kuvendi.
Bardhi tha se Kuvendi duhet të dalë me një qëndrim të qartë dhe të mos zvarrisë mëtej çështjen e tatimit të profesioneve të lira, pasi çdokush që ka paguar një taksë që rezultoi anti-Kushtetuese nuk ka pse të presë për t’iu kthyer pas shuma e paguar.
Sipas Bardhit, çdo akt zvarritjeje, për ta çuar çështjen njëherë në Qeveri, përveç një vonese disa mujore, do të ishte i turpshëm.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co