Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara u mblodh sërish me iniciativën e Rusisë (Serbisë) nga ora 20:00 për çështjen e bombardimeve të NATO-s të « Jugosllavisë » në 1999. Por KS i OKB-së përsëri, pas votimit, hodhi poshtë propozimin e serbo-rusëve, njofton gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch.
Ambassdori amerikan në KS të OKB-së: Kërkesat e Rusisë për Serbinë janë të çmendura!
Pas diskutimit u hodh në votim rendi i ditës – gjashtë vota pro, asnjë kundër dhe nëntë abstenime. Kështu, rendi i ditës nuk u miratua, sepse nuk mori një numër të mjaftueshëm votash, tha kryesuesi.
Përfaqësuesi i Francës deklaroi se Këshilli i Sigurimit ka autoritetin të merret me çështjet e cenimit të sigurisë ndërkombëtare, ai nuk është një forum për çështjet historike. Ai u bëri thirrje anëtarëve të Këshillit të Sigurimit që të mos e mbështesin këtë propozim.
Përfaqësuesi i Rusisë tha se deklarata e delegacionit francez nuk është konsultuar me Serbinë dhe nuk mund të merret parasysh, pasi ministri aktual i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiç, i cili erdhi në Nju Jork me rastin e seancës, mori pjesë në takimin e fundit.
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës tha se kërkesa e Rusisë dhe argumentet e saj për këtë çështje janë të çmendura, pasi Rusia kërkon edhe vota procedurale për temat e propozuara nga vendet e tjera. Ai deklaroi se Rusia nuk respekton pikëpamjet e vendeve të tjera dhe i bëri thirrje Rusisë që të respektojë procedurat e KS të OKB-së, citon gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch.
Transmetimi u ndërpre para se të përfundonte fjalimi i përfaqësuesit të delegacionit rus.
Formati i seancës, siç njoftohet në faqen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, është i njëjtë me atë të seancës së mbajtur të hënën e kaluar më 25 mars.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co