Bota

Këshilli i Sigurimit të OKB miratoi rezolutën, Hamasi: Jemi gati të negociojmë detajet e armëpushimit

keshilli i sigurimit te okb miratoi rezoluten hamasi jemi gati te negociojme detajet e armepushimit

































Hamasi ka pranuar rezolutën e armëpushimit të miratuar nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së dhe është gati të negociojë detajet, ka thënë një nga zyrtarët e grupit militant për Reuters.

4410196-1615999244

Sami Abu Zuhri tha se Hamasi pranoi tërheqjen e trupave izraelite dhe shkëmbimin e pengjeve për të burgosurit e mbajtur nga Izraeli.

Ai shtoi, megjithatë, se i takon SHBA-së të sigurojë që Izraeli t’i përmbahet planit.

“Administrata amerikane po përballet me një provë të vërtetë për të përmbushur angazhimet e saj në detyrimin e okupimit për t’i dhënë fund luftës menjëherë në një zbatim të rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së,” tha Abu Zuhri.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts