Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka miratuar një rezolutë që bën thirrje për një “armëpushim të menjëhershëm” në Gaza, pasi SHBA-ja nuk e vendosi veton, ndaj masës në një ndryshim nga pozicioni i saj i mëparshëm.
Teksti gjithashtu kërkon lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të të gjithë pengjeve.
Situata kishte qenë në një ngërç që nga fillimi i luftës në tetor, duke dështuar vazhdimisht për të rënë dakord për një thirrje armëpushimi.
Lëvizja e SHBA-së sinjalizon divergjencë në rritje midis saj dhe aleatit të saj Izraelit, lidhur me ofensivën e Izraelit në Gaza.
Rezoluta është hartuar nga anëtarët jo të përhershëm të Këshillit, të cilët kanë negociuar gjatë fundjavës me SHBA-në për të shmangur vendosjen e vetos, thanë burimet diplomatike, që u shprehën optimiste se rezoluta do të kalojë.
SHBA-ja vazhdimisht ka bllokuar rezolutat për armëpushim, përderisa ka vazhduar të mbështetësë Izraelin, por ka shprehur frustrim me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, për shkak të numrit të madh të viktimave në Rripin e Gazës.
Por, rezoluta e re, tashmë e miratuar, nuk është e lidhur me bisedimet që po vazhdojnë, që udhëhiqen nga Katari dhe mbështeten nga SHBA-ja dhe Egjipti. Këto bisedime synojnë ndaljen e luftimeve në këmbim që Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian – që të lirojë pengjet, raporton Rel.
Lufta në Gazë nisi pasi Hamasi sulmoi jugun e Izraelit më 7 tetor, duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer afër 250 të tjerë. Si pasojë e ofensivës izraelite në Rripin e Gazës janë vrarë mbi 32.000 persona, shumica gra dhe fëmijë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në enklavën e udhëhequr nga Hamasi.
Deri më tani, Këshilli i Sigurimit ka miratuar dy nga tetë rezolutat e paraqitura për luftën Izrael-Hamas. Rezolutat e miratuara kryesisht kishin të bënin me dërgimin e ndihmës humanitare.
(Balkanweb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co