Sport

“Këtë sezon rivalët tanë do të jenë më të motivuar”, Çalhanoglu përpara nisjes së sezonit: Do të jetë shumë e rëndësishme të konfirmohemi

kete sezon rivalet tane do te jene me te motivuar calhanoglu perpara nisjes se sezonit do te jete shume e rendesishme te konfirmohemi
kete sezon rivalet tane do te jene me te motivuar calhanoglu perpara nisjes se sezonit do te jete shume e rendesishme te konfirmohemi

Hakan Çalhanoglu është bashkuar nga të fundit me grupin e Simone Inzaghit duke qenë edhe ai i gatshëm për sfidën e së shtunës, aty ku Interi do të nisë ndaj Genoas mbrojtjen e titullit, të fituar sezonin e shkuar.

Turku vjen pas një sezoni të shkuar ku ishte padyshim protagonist, si dhe pas një evropiani shumë të mirë me përfaqësuesen turke, me të cilën mbërriti deri në fazën çerekfinale.
Në një intervistë të dhënë për Sky Sport Çalha u shpreh:

“Nuk pëlqej të flas, dua të shprehem në fushën e lojës.Në këto tre vite tek Inter kam gjetur tifozë dhe shok skuadre të jashtëzakonshëm. Ishte shumë bukur të përjetoje emocionet e fitimit të scudettos, por kujdes këtë vit rivalët tanë do të jenë shumë më të motivuar, sepse duan të na mundin. Do të jetë shumë e rëndësishme për ne të konfirmohemi këtë sezon”, u shpreh “regjizori” i mesfushës zikaltër.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts