Tirana është eleminuar në turin e parë të Conference League. Kjo pasi u mposhtën në “Elbasan Arena” me rezultat 0-1 nga Torpedo Kutaisi. Këto të fundit u mjaftuan me golin e shënuar në minutën e tretë. Kujtojmë se sfida e parë në Gjeorgji kishte përfunduar barazim 1 me 1. Në përfundimin e ndeshjes, trajneri Bledi Shkëmbi, e komentoi kështu humbjen e skuadrës së tij:
“Në fakt më vjen keq. Sidomos në ndeshjen e parë një resultat pozitiv, e dinim që do ishte e vështirë. Në fushën tënde më e vështirë se jashtë. Jam i kënaqur me skuadrën, pavarësisht rezultatit. Goli i shpejtë na prishi planet. E vuajtëm pak dhe psikologjikisht. Dhe cilësia e sulmuesit ka të bëjë në ato momente.
Ndryshuam sistemin e lojës. Me hyrjen e Ndrecës ndryshoi diçka për mirë, u bëmë më agresivë. Mendoj dhe jam i bindur që mund të bëjmë më shumë. Nuk janë këto limitet dhe nuk janë në 100% të përgatitjes fizike. Lojtarët e ardhur nga jashtë kanë mangësi. Në përgjithësi kam marrë përgjigje të mira, jam i kënaqur. E di që duhet t’i japim pak kohë lojtarëve të rinj. Deri në këto momente jam i kënaqur.
Skuadrat duhet të jenë gati se ky është momenti kulminant i klubeve, që marrin pjesë në Europë. Klubi kishte vendosur për ndryshime dhe bëri maksimumin. Është vështirësia që duhet të kesh kujdes te lojtarët që afron. Për këtë arsye them se mora përgjigje pozitive”, u shpreh Shkëmbi
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co