KFOR-i turk patrulloi në vijën kufitare administrative në Kosovë

kfor i turk patrulloi ne vijen kufitare administrative ne kosove
kfor i turk patrulloi ne vijen kufitare administrative ne kosove

Personeli turk nga Komanda Rajonale në Lindje në kuadër të Misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR) kreu patrullime përgjatë vijës kufitare administrative, transmeton Anadolu.

Në një njoftim për media të KFOR-it u bë e ditur se këto aktivitete janë pjesë e përpjekjeve të përditshme të KFOR-it për të garantuar siguri të qëndrueshme për të gjitha komunitetet lokale që jetojnë në Kosovë dhe në mbështetje të stabilitetit rajonal.

KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) të vitit 1999, për të ofruar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe për të garantuar lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

KFOR është reaguesi i tretë i sigurisë, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), përkatësisht, me të cilët punon në koordinim të ngushtë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →