Këshilli i Evropës do të votojë raportin e Dora Bakoyannis, që i hap rrugë hyrjes së Kosovës si anëtare e këtij institucioni. Komiteti për Barazi dhe Mosdiskriminim, sot në darkë, te pika e katërt e rendit të ditës do të diskutojë raportin për aplikimin e Kosovës në Asamble.
Nesër, do të mbahet takimi i Asamblesë Parlamentare, ku pjesë e punimeve është edhe Kosova. Raporti i Dora Bakoyannis, duhet të marrë 2/3 e votave të anëtarëve e prezentë, ndërsa nesër do të zhvillohen debatet për aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.
Asambleja Parlamentare ka 46 shtete anëtare me gjithsej 302 anëtarë plus 306 zëvendësues. Janë 34 shtete që kanë njohur Kosovën, ndërsa 14 që nuk e kanë bërë një gjë të tille. Në qoftë se votimi është i suksesshëm, i njëjti raport do të procedohet te Komiteti i Ministrave. Takimi në fjalë do të mbahet më 16 dhe 17 maj 2024. Spanja është shprehur hapur kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Europës.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co