Kiev, rreth 45 dronë rusë sulmojnë Ukrainën

kiev rreth 45 drone ruse sulmojne ukrainen
kiev rreth 45 drone ruse sulmojne ukrainen

Ukraina raportoi sërish dhjetëra sulme me dronë rusë gjatë natës, ku nga gjithsej 45 raketa 40 u zmbrapsën në pjesë të ndryshme të vendit, thanë sot Forcat Ajrore të Ukrainës.

“Rajonet e prekura përfshinin Odesën, Khersonin, Mykolaivin dhe Kievin. Në kryeqytet, i cili është relativisht i pajisur me sisteme të mbrojtjes ajrore falë ndihmës perëndimore, të gjithë dronët u rrëzuan në kohë”, thanë forcat ajrore.

Nuk pati viktima apo dëme në Kiev, thanë autoritetet. Fillimisht nuk kishte detaje në lidhje me sulmet në pjesë të tjera të vendit.

Ndërkohë, në qytetin lindor të Ukrainës, Kharkiv është shpallur një ditë zie, pas një sulmi të rëndë që shkaktoi vdekjen e shtatë personave, përfshirë një familje me tre fëmijë.

Vdekjet ndodhën kur dronët luftarakë goditën një depo benzine, duke i vënë flakën shumë ndërtesave të banimit.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →