Teksa Moska vijon presionin në Donbass ku qytetarët e qendrës strategjike të Pokrovsk kanë marrë urdhër të evakuohen për shkak se rusët po afrohen, duket se Ukraina po vijon të përparojë në Kursk.
Raportohet se Forcat ukrainase kanë shkatërruar një urë mbi lumin Seim në rrethin Glushkovsky të rajonit Kursk të Rusisë. Një përfaqësues i policisë rajonale i tha mediave ruse. Ka mbi 80 vendbanime nën kontroll, duke përfshirë qytetin Sudzha, rreth njëzet kilometra larg kufirit, dhe për këtë arsye Kievi ka vendosur të krijojë një zyrë komanduese që i është besuar gjeneralit Eduard Moskalyov “për të ruajtur rendin dhe për të siguruar nevojat e popullsisë”.
Ndërkohë, në Moskë, ku presidenti Vladimir Putin u takua me Këshillin e Sigurimit për të diskutuar “zgjidhjet e reja teknike” që do të zbatohen në konflikt. Sakaq, këshilltari kryesor i Carit të Kremlinit, Nikolai Patrushev, drejtoi gishtin nga Aleanca Atlantike.
“Ishte Perëndimi që solli në pushtet juntën kriminale në Ukrainë. Vendet e NATO-s kanë dërguar armë dhe instruktorë ushtarakë në Ukrainë, vazhdojnë të ofrojnë informacione inteligjente dhe të monitorojnë veprimet e grupeve neo-naziste. Dhe operacioni në rajonin e Kurskut ishte planifikuar me pjesëmarrjen e NATO-s dhe shërbimeve speciale perëndimore”, tha Patrushev.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co