Sport

“Kimia qëndron”, e ardhmja e Nagelsmann te Gjermania, flet Presidenti i Federatës

kimia qendron e ardhmja e nagelsmann te gjermania flet presidenti i federates
kimia qendron e ardhmja e nagelsmann te gjermania flet presidenti i federates

Julian Nagelsmann mund të qëndrojë gjatë në pankinën e Gjermanisë. Presidenti i Federatës së Futbollit të këtij vendi, Bernd Neuendorf, u shpreh i kënaqur me punën që po bën trajneri.

“Kimia qëndron. Juliani tha se do të dëshironte qartësi për të ardhmen e tij përpara Evropianit. Sigurisht që nuk do ta mbyllim mendjen ndaj një dëshire të tillë. Ai identifikohet plotësisht me detyrën e tij dhe me shoqërinë dhe tregon pasion të madh. Ai di vlerësimin tonë për të” – Tha Neuendorf.

36-vjeçari Nagelsmann numëron deri më tani 4 ndeshje në krye të përfaqësueses. Gjermania në Europian është në një grup me Skocinë, Hungarinë dhe Zvicrën.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts