Tarifat e propozuara të BE-së për mallrat kineze nuk përbëjnë “dënim”. Kështu deklaroi para zyrtarëve kinezë në Pekin ministri gjerman i Ekonomisë, Robert Habeck. Vizita e Habeck në Kinë është e para nga një zyrtar i lartë evropian që kur Brukseli propozoi tarifa të larta për importet e automjeteve elektrike të prodhimit kinez për të luftuar atë që BE e sheh si subvencione të tepërta.
Kina paralajmëroi të premten përpara mbërritjes së tij se përshkallëzimi i ‘fërkimit’ tregtar me BE-në për automjetet elektrike të prodhimit kinez mund të ndezë një luftë tregtare.
Në një takim me Zheng Sanjie, kryetar i Komisionit Kombëtar të Zhvillimit dhe Reformës së Kinës, Habeck tha se tarifat e propozuara të BE-së synojnë të barazojnë fushën e lojës me Kinën.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co