Të paktën 11 persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 30 janë zhdukur pasi një urë autostrade u shemb në Kinën veriore, njoftuan mediat shtetërore kineze. Ngjarja ndodhi pasi disa pjesë të vendit u goditën nga shirat e rrëmbyeshëm.
Ura, e cila kalon mbi një lumë, u shemb rreth orës 20:40 (koha lokale dje) “për shkak të shiut të papritur dhe përmbytjeve” në Sangluo në provincën Shaanxi, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Xinhua. Sangluo ndodhet rreth 900 kilometra në jugperëndim të Pekinit.
CCTV transmetoi pamje që tregonin shembjen e pjesshme të urës dhe pjesë të saj që bien në lumë. Operacionet e shpëtimit po vazhdonin mëngjesin e sotëm dhe deri në orën 10:00 (ora lokale), ndërsa pesë automjete ishin nxjerrë nga ujërat e lumit, thanë autoritetet lokale sipas Xinhua. Që nga e marta, zona të mëdha në Kinën veriore dhe qendrore janë goditur nga shira të rrëmbyeshëm, të cilët kanë shkaktuar përmbytje dhe dëme të mëdha materiale.
Në të njëjtën provincë, reshjet e dendura të shiut shkaktuan vdekjen e 5 personave, ndërsa nuk dihet fati i 8 të tjerëve në Baoji, ku jetojnë rreth 3.2 milionë banorë, sipas një raporti të publikuar dje nga agjencia Xinhua. Kina po përjeton kushte ekstreme të motit këtë verë, me temperatura të larta rekord kryesisht në pjesën veriore të vendit, ndërsa jugu është goditur nga shirat dhe përmbytjet. Në maj, 48 njerëz vdiqën nga shembja e një autostrade në Kinën jugore pas shirave të dendur.
Eleven people were confirmed dead as of Saturday morning following the partial collapse of a highway bridge in northwest China’s #Shaanxi Province, local authorities said.#bridgecollapse #accidenthttps://t.co/TIuTzbvKQz pic.twitter.com/8WPWAVBDLE
— Shanghai Daily (@shanghaidaily) July 20, 2024
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co