Kina ka paralajmëruar rininë e saj kundër atyre që Pekini i quan ” veset perëndimore “, duke përfshirë muzikën pop dhe internetin.
“Interneti është një kanal kyç komunikimi ; kultura popullore si muzika pop dhe rock përdoren shpesh si kopertina për (revolucionin me ngjyra),” paralajmëroi një libër shkollor mbi sigurinë kombëtare, i destinuar për studentët e universitetit.
Pekini i sheh këto “vese” perëndimore si kanale për të “mbjellur farat e revolucionit me ngjyra mes të rinjve kinezë”, sipas të përditshmes South China Morning Post.
Libri shkollor u lançua javën e kaluar.
Ai paralajmëron studentët kundër kulturës popullore perëndimore dhe “kurtheve të revolucionit të ngjyrave kur shfletojnë në internet”.
Raporti përshkruan “revolucionin me ngjyra” si kodin e Kinës për “përmbysjen e nxitur nga fuqitë perëndimore dhe përpjekjet e tyre për të depërtuar në sektorë të ndryshëm të shoqërisë dhe për të nxitur trazira me qëllim përmbysjen e establishmentit në pushtet”.
(A.A/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co