Kina u bën thirrje fuqive botërore të ndihmojnë rifillimin e dialogut Rusi- Ukrainë

kina u ben thirrje fuqive boterore te ndihmojne rifillimin e dialogut rusi ukraine
kina u ben thirrje fuqive boterore te ndihmojne rifillimin e dialogut rusi ukraine

Presidenti kinez Xi Jinping, u bëri thirrje fuqive botërore të ndihmojnë Rusinë dhe Ukrainën të rifillojnë negociatat e drejtpërdrejta. Sipas televizionit shtetëror kinez CCTV, ai i bëri këto komente të hënën gjatë një takimi me kryeministrin e Hungarisë Viktor Orban, i cili zhvilloi një vizitë të papritur në Kinë pas udhëtimeve të ngjashme javën e kaluar në Rusi dhe Ukrainë, për të diskutuar mundësitë e një zgjidhjeje paqësore për luftën në Ukrainë.

Sipas kanalit CCTV, kryeministri Orban vlerësoi “nismat konstruktive dhe të rëndësishme” të Kinës për arritjen e paqes dhe e përshkroi Pekinin si një forcë stabilizuese mes turbullirave globale.

Përveç Rusisë dhe Ukrainës, fundi i luftës “varet nga vendimi i tre fuqive botërore, Shteteve të Bashkuara, Bashkimit Evropian dhe Kinës”, shkroi kryeministri Orban në një postim në Facebook, në të cilin shihet duke shtrënguar duart me presidentin Xi.

Kryeministri u takua me presidentin Xi vetëm dy muaj më parë, kur ai priti udhëheqësin kinez në Hungari, si pjesë e një turneu evropian në tre vende, që përfshinte ndalesa në Francë dhe Serbi, e cila nuk është anëtare e Bashkimit Evropian apo e NATO-s.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →