Kinemaja në zi, ndahet nga jeta aktori i famshëm që luajti rolin e Sandokan

kinemaja ne zi ndahet nga jeta aktori i famshem qe luajti rolin e sandokan

Bota e kinemasë mban zi për vdekjen e e aktorit të famshëm francez Philippe Leroy.

images

Aktori, i cili ishte i sëmurë prej disa kohësh, ka ndërruar jetë në Romë në moshën 93-vjeçare.

Me mbi 200 paraqitje në filma dhe drama, në Itali u bë i famshëm për interpretimin e Leonardo da Vinçit në “Jeta e Leonardo da Vinçit” në 1971 dhe rolin e Yanez në “Sandokan” në 1976.

I lindur në Francë në vitin 1930, në një familje aristokrate, ai vendosi të ndërpresë menjëherë lidhjet me të afërmit e tij dhe në moshën 17-vjeçare u nis me një anije për në Amerikë.

Në vitin 1953 u kthye në Evropë dhe u regjistrua në ushtrinë franceze. Ndërsa debutimin e tij në kinematografi e bëri në moshën 30-vjeçare.

Më 1 shtator 1990, u martua me gazetaren Silvia Tortora (e cila ndërroi jetë në vitin 2022), e bija politikanit të ndjerë Enzo, me të cilën pati dy fëmijë, Philippe dhe Michelle.

Ai gjithashtu kishte një vajzë tjetër, të lindur nga një lidhje e mëparshme me aktoren Filipine Leroy-Beaulieu.

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →